Polici,recital pianoje për qytetarët në Pragë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2013, 13:50
Një oficer policie në Pragë vendosi që t’u shërbente në një mënyrë shumë të pazakontë qytetarëve të kryeqytetit çek: ai vendosi të jepte një recital pianoje në mes të rrugës.
Polici është regjistruar nga një kalimtar i rastit duke luajtur një pjesë klasike në një nga pianot e shumta publike që gjenden në këtë qytet.
Klipi prej 35 sekondash po bën xhiron e botës dhe deri tani është parë nga 978 mijë persona.Shefi i Policisë së Pragës, Martin Cervicek, ka deklaruar se kjo performancë i ka bërë shumë mirë imazhit të policisë, por në orarin e punës ka gjëra që nuk duhen bërë. Gjithsesi, polici-pianist i ka shpëtuar masës ndëshkimore.
