SHBA dhe BE të shqetësuara për situatën në Ukrainë
Ndërsa mijëra njerëz në Ukrainë vazhdojnë të protestojnë kundër Presidentit Viktor Yanukovych dhe vendimit të tij për të mos thelluar lidhjet me Bashkimin Evropian, vendet e tjera po shprehin shqetësimin e tyre rreth situatës në vend, veçanërisht ndaj shtypjes së protestuesve nga policia.Ministrat e Jashtëm të NATO-s në takimin në Bruksel lëshuan një deklaratë duke dënuar përdorimin e tepruar të forcës kundër protestuesve. Sekretari i Jashtëm britanik William Hague tha se është e rëndësishme që e drejta e ukrainasve për organizimin e protestave paqësore të respektohet.Kryeministri ukrainase Mykola Azarov ka thënë se Ukraina dëshiron të intensifikojë integrimin në BE, por nuk mund të përballojë humbjet tregtare me Rusinë, e cila është investitori dhe partneri tregtar më i madh i huaj i vendit dhe kundërshton thellimin e marrëdhënieve Ukrainë -BE.Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha të martën se Yanukovych padyshim ka marrë një vendim personal me të cilin populli ukrainas nuk është dakord. Duke iu referuar Rusisë, ai i cilësoi veprimet e saj një luftë të hapur dhe të papërshtatshme në lidhje me influencën e saj mbi vendimet e Ukrainës.Të martën qeveria e kryeministrit Mykola Azarov i ka mbijetuar një votëbesimi në parlament, por protestuesit qeveritar janë zotuar se do të vazhdojnë me kërkesën për dorëheqje të qeverisë dhe se do të mbesin në rrugët e kryeqytetit, pavarësisht acarit.