Japoni-Kore Veriore, takim pas 4 vjetësh

Zyrtarët qeveritarë nga Japonia dhe Koreja e Veriut kanë planifikuar të takohen sot, në bisedimet e para pas katër vjetësh.Raportet thonë se bisedimet që zhvillohen në Pekin do të fokusohen në kthimin e eshtrave të shtetasve japoneze që vdiqën në veri të gadishullit korean gjatë Luftës së Dytë Botërore.Japonia gjithashtu mund të ngrejë çështjen e rrëmbimit të qytetarëve të saj nga Pheniani në vitet e 70 dhe të 80 të shekullit të kaluar.Pheniani ka pranuar rrëmbimin e 13 shtetasve japonezë dhe shfrytëzimin e tyre si spiunë.Kryeqyteti koreano-verior premtoi në vitin 2008 se do të kryejë hetime në lidhje me rrëmbimet, por ende nuk ka bërë një gjë të tillë.Diskutimet, që pritet të zgjasin të paktën një ditë, vijnë pasi që qeveritë kërkojnë informacione në lidhje me drejtimin e politikës së jashtme të liderit koreno-verior Kim Jong-un, i cili mori udhëheqjen pas vdekjes së babai të tij, Kim Jong.