Kriza e Eurozonës, Merkel viziton Kinën

Kancelarja gjermane mbërriti në Pekin për një vizitë zyrtare ku do të ketë takime me drejtuesit më të lartë kinezë.Vizita e Merkel nis me takimin me homologun e saj, Uen Jibao me të cilin do të nisin bisedimet për raundin e dytë të konsultimeve ndërqeveritare me Gjermanisë dhe Kinës që synojnë thellimin e bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve.Më pas, Merkel do të ketë një takim me presidentin e vendit, Hu Jintao, kreun e parlamentit, Vu Banguo dhe zv/presidentin Xi Jinping. Kryefjala e gjithë këtyre takimeve pritet të jetë ekonomia. Në këto ditë të vështira për Eurozonën, Kina shihet si një ndër faktorët shpëtues të monedhës së përbashkët, e për shumë vende kanë drejtuar sytë nga ajo.Kjo është vizita e dytë e Merkel në Kinë brenda këtij viti. E para e zhvilluar në muajin shkurt, hodhi bazat për nisjen e konsultimeve ndërqeveritare mes dy vendeve.