Panik në Hollandë, avioni i dyshuar i rrëmbyer ulet në Amsterdam
Panik është shkaktuar në Hollandë gjatë orëve të fundit, kur dy avionë të tipit F16, janë ngritur në fluturim për të shoqëruar drejt aeroportit të Schiphol-it në Amsterdam të Hollandës, një avion tjetër,brenda të cilit dyshohej se kishte pengje. Lajmin për këtë zhvillim e japin mediat hollandeze, sipas të cilave, mjetet fluturuese ushtarake janë nisur me urdhër të Ministrisë së Brendshme të këtij vendi.Momente të gjata paniku shoqëruan Schipol-in, aeroportin e Amsterdamit, pjesërisht i mbyllur të mërkurën pasi në zonë u gjet një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore. Ministri i Mbrojtjes dha menjeherë urdhër për ngritjen në fluturim të avionëve F16 që do të shoqëronin një avion privat në mbërritjen në aeroport nga Malaga me 183 pasagjerë në bord.Alarmi për devijimin e dyshuar të mjetit fluturues ka zgjatur për disa minuta, një kohë e mjaftueshme për të vënë në lëvizje autoritetet dhe për të bërë që të mbërrinin shumë ambulanca në pistë. Por në vijim ka mbërritur edhe përgënjeshtrimi i kompanisë Vueling, ndërsa mësohet se bëhej fjalë për një boshllëk në komunikim ndërmjet komandantit dhe Kullës së kontrollit, që gjeneroi më pas edhe një keqkuptim.Në Amsterdam, është ende i freskët kujtimi kur një avion “Boeing” i kompanisë izraelite “El Al” u përplas mbi një lagje të banuar të qytetit, pas një defekti teknik.Aksidenti në avionin e mallrave i kushtoi jetën tre anëtareve të ekuipazhit dhe 39 personave që ndodheshin brenda banesave të tyre në momentin e aksidentit.