Australi, peshkaqeni sulmon sërfistin

Një sërfist australian është sulmuar nga një peshkaqen dhe ka pësuar plagë në bark dhe në krahun e djathtë ditën e martë, në kohën që po bënte sërf në ujërat e Red Bluff, në veri-perëndim të Australisë. 34-vjeçari është shpëtuar nga një shok i tij dhe është transportuar nga plazhistët drejt një ambulance përgjatë një ore e gjysmë rrugë. Më pas është dërguar me helikopter në spitalin më të afërt që gjendej 140 km larg.Ky sulm vjen gjashtë javë pasi një tjetër sërfist, Ben Linden, 24 vjeç, u vra nga një peshkaqen i bardhë i gjatë 5 metra.Linden ishte viktima e pestë në dhjetë muajt e fundit nga sulmet e peshkaqenëve në Australi.