Indi, dënim me vdekje për sulmuesin në Mumbai

Gjykata Supreme e Indisë konfirmoi dënimin me vdekje për sulmuesin e vetëm të mbijetuar, që ndihmoi të kryheshin sulmet e vitit 2008 në qytetin e Mumbait.Mohamed Ajmal Amir Kasab, i lindur në Pakistan, ishte një nga 10 personat e armatosur të cilët rrethuan Mumbain në sulmet që vranë më shumë se 160 persona.Ai u dënua me vdekje për vrasje, akte terroriste dhe për shkaktim lufte në Indi në vitin 2010. Por, Kasab pretendoi se nuk ishte zhvilluar gjykim i drejtë ndaj tij.Apeli i tij i parë u refuzua në vitin 2011.Ai tani mund të bëjë një lutje për mëshirë te presidenti i Indisë.India ka fajësuar grupin militant me bazë në Pakistan, Lashkar-e-Taiba për sulmet. Autoritetet pakistaneze kanë pranuar se sulmi ishte planifikuar pjesërisht në territorin e tyre.