Ban Ki Moon viziton Iranin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2012, 08:56
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon do të vizitojë sot Iranin ku do të marrë pjesë në samitin e Lëvizjes së të PainkuadruarveZëdhënësi i OKB-së Farhan Hak tha se shefi i OKB do t`iu thotë liderëve iranianë këtë javë se duhet të ndërmarrin “masa urgjente” në lidhje me programin e tyre bërthamor dhe të drejtat e njeriut.Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë thënë se Ban Ki Moon nuk duhet të shkojë në Iran.Hak tha se Ban do të ngrejë shqetësimet e “qarta” mbi Iranin ku “përfshihen programi bërthamor i Iranit, terrorizmi, të drejtat e njeriut dhe kriza në Siri.”Ban Ki Moon pritet të takohet me udhëheqësin suprem të Iranit Ajatollah Ali Homnei dhe presidentin Mahmud Ahmedinexhad.