Ukrainë, refuzohet apeli i Timoshenkos kundër dënimit

Gjykata Supreme e Ukrainës ka refuzuar sot apelin e ish kryeministres Julia Timoshenko kundër dënimit prej 7 vjetësh burg nën akuzat për shpërdorim detyre.Timoshenko ndodhet në burg që në tetor të vitit të kaluar në lidhje me një marrëveshje gazi të arritur me Rusinë kur ishte kryeministre, në vitin 2009.Qeveria tha se marrëveshja minon interesat kombëtare të Ukrainës.Ekipi mbrojtës i Timoshenkos tha se negociimi i marrëveshjes me Rusinë ka qenë akt politik dhe nuk ka të bëjë asgjë me veprimet kriminale.Timoshenko tha se është viktimë e një hakmarrjeje politike të presidentit Viktor Janukoviç, i cili e mposhti atë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010.Përndjekja e Timoshenkos është dënuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.