I dyshuari për sulmet me armë në Paris letra “konfuze”
Hetuesit francezë kanë gjetur letra, të cilat sipas tyre shpjegojnë motivet e të dyshuarit për sulmet e fundit në Paris. Ata thanë se Dekhar ka shkruar letra konfuze, që denoncojnë manipulimet e medias dhe kapitalizmin.
Autoritetet u shprehën gjithashtu se Dekhar ka qenë i burgosur në vitin 1998, pasi ishte përfshirë sërish në një sulm me armë në Paris. Të premten e kaluar, një person i armatosur, për të cilin dyshohet Dekhar, kërcënoi me armë një stacion televiziv në Paris dhe të hënën sulmoi një bankë.
Një ditë më parë autoritetet franceze ndaluan, Abdelhakim Dekhar, si i dyshuar si autor i sulmeve të fundit me armë zjarri në Paris. Dekhar u arrestua në një automjet të parkuar në parkingun e nëndheshëm, pas njoftimit të një personi nga publiku. Prokurorët thanë të mërkurën vonë se kampionet e ADN-së përputhen me ato nga vendngjarja.
Zyrtari i unionit të Policisë, Christophe Crepin, tha: “Kolegët e mi vunë re se ai nuk ishte shumë i shpejtë. Ata konkluduan se ai kishte marrë ilaçe, sepse gjetën kapsula në vendin e arrestimit”. Disa burime mediatike kanë sugjeruar se ai mund të kishte tentuar vetëvrasjen.