Vazhdojnë sot bisedimet për tregëtinë e lirë BE-SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2013, 08:55
Negociatorët e Bashkimit Evropian dhe ata të Shteteve të Bashkuara pritet të hapin të hënën rrethin e dytë të bisedimeve, në përpjekjet për të arritur një marrëveshje, rreth asaj që do të bëhej zona më e madhe e tregut të lirë në botë.Bisedimet në Bruksel, do të zhvillohen, në kohën e tensioneve në mes të këtyre dy fuqive, pas aferës së përgjimeve amerikane.Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka bërë thirrje që skandali të mos ndikojë në arritjen e marrëveshjes Tregëtia Transatlantike dhe Partneriteti i Investimeve.BE-ja dhe SHBA-ja po mundohen të arrijnë një marrëveshje deri në fund të vitit 2014, e cila do t’i hiqte të gjitha pengesat për tregëti dhe investime, mes dy fuqive.