Izrael, Lieberman zgjidhet përsëri Ministër i Jashtëm

Qeveria e Izraelit e ka miratuar kthimin e politikanit ultranacionalist, Avigdor Lieberman, në postin e ministrit të jashtëm, pas afro një viti pasi dha dorëheqjen për të kundërshtuar akuzat për korrupsion.Këto akuza kundër tij janë tërhequr javën e kaluar.Riemërimi i tij si Ministër i Jashtëm hyn në fuqi ditën e nesërme, pasi ai të të betohet.Lieberman, 55 vjeçari Lieberman është tërhequr në dhjetor të vitit të kaluar, pasi ishte akuzuar për vjedhje dhe shkelje të besimit, duke emëruar diplomatin Zeev Ben Aryeh si ambasador në Letoni.Aryeh  kishte informuar Liebermanin për hetimet policore për punën e tij.Në mungesë të Liebermanit, detyrën e Ministrit të Jashtëm e ka kryer kryeministri Benjamin Netanyahu.Avigdor Lieberman është lider i partisë Beiteinu, që është aleate e partisë Likud të Netanyahut.