Kthehet në Tokë pishtari olimpik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2013, 08:45
Një ekip ndërkombëtar është kthyer nga hapësira bashkë me pishtarin olimpik, i cili do të përdoret për të ndezur flakën e Lojërave Olimpike Dimërore, Soçi 2014.Një anije kozmike e tipit Soyuz, e cila po tranportonte kosmonautin rus Fyodor Yurchikhin, atë amerikan Karen Nyberf, dhe atë italian Luca Parmitano, ka arritur në bazën në Kazakistan rreth orës katër të mëgjesit.Treshja e astronautëve kanë kaluar 166 ditë në Qëndrën Ndërkombëtare Hapësinore.Pishtari oplimpik arriti në stacion të enjten.Dy kozmonautë rusë e dërguan pishtarin e pandezur deri në hapësirë, gjatë një ekspedite që u cilësua si historike.Pritet që pishtari të përdoret për të ndezur flakën më 7 shkurt, kur edhe nisin Lojërat Olimpike Dimërore 2014.