Jemen, militantët e al-Kaidës paraqiten në gjykatë
Gjashtë militantë të dyshuar të al-Kaidës sot janë paraqitur në një gjykatë në Jemen, lidhur me akuzën për tentativë për vrasjen e presidentit, Abd Rabu Mansour Hadi.Agjencia zyrtare e lajmeve në Jemen, "Saba", raportoi se prokurorët kanë thënë se të akuzuarit kishin vendosur një pajisje shpërthyese në një rrugë në kryeqytetin Sana, që gjendet ndërmjet shtëpisë së presidentit Hadi dhe pallatit presidencial.Të gjashtë personat e dyshuar janë ndër nëntë personat që akuzohen për komplot për sulmin ndaj oficerëve të ushtrisë dhe sigurisë dhe për t’i rrëmbimin e personave t7♪ jashtëm.Al-Kaida në Gadishullin Arabik shihet si njëra nga degët më të rrezikshme të rrjetit al-Kaida.Kjo degë është akuzuar për shumë vrasje dhe sulme me bomba në gjithë Jemenin.