Irani inaguron linjën e re antiraketore, Sayyad 2
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2013, 17:41
Ministri i mbrojtjes i Iranit, Hossein Dehqan, ka përuruar një kapacitet të ri për prodhimin e sistemit më të ri antiraketor në këtë vend.Agjencia iraniane e lajmeve Fars e ka cituar ministrin Dehqan, që ka thënë se sistemi, i quajtur Sayyad 2, është i nevojshëm për të kundërshtuar ndonjë sulm të mundshëm ajror kundër Iranit.Dehqan ka thënë se sistemi është i aftë për të shkatërruar “lloje të ndryshme të raketave, të bombarduesve, të aeroplanëve pa ekuipazh dhe të helikopterëve”.Por, ai nuk e ka specifikuar rreze-veprimin e sistemit, që fillimisht ishte testuar në vitin 2011.