Tajfuni "Haiyan", thirrje për ndihmë në Filipine
Ndërkombëtaret kanë bërë thirrje për ndihmë urgjente për Filipinet, ku si pasojë e tajfunit Haiyan kanë gjetur vdekjen më shumë se 10 mijë persona.Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se rreth 9.5 milionë njerëz janë prekur nga katastrofa, e cila sipas OKB-së ka shkaktuar “zhvendosje të madhe të njerëzve dhe dëme shumë të mëdha”.Shtetet e Bashkuara, shtetet e Bashkimit Evropian, Australia dhe Kombet e Bashkuara janë ndër të parët që kanë publikuar projekte në ndihmë t banorëve në Filipine, përfshirë ushqime, batanije, dhe tenda për dhjetra mijëra njerëz të lënë pa strehë.Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka dërguar rreth 90 marinsa, si dhe aeroplanë, për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.Tajfuni, një ndër më të fuqishmit të shënuar ndonjëherë në Tokë, u shfaq të premten, duke shkaktuar dëme të mëdha si në njerëz ashtu edhe dëme materiale.