Spanjë, arrestohet baroni i drogës

Udhëheqësi famëkeq i një prej bandave të drogës më të dhunshme në Kolumbi, është arrestuar në Spanjë, ka njoftuar policia. Cipriam Manuel Palencia Gonzalez, kreu i bandës Urabenos, kërkohej për një varg krimesh, përfshirë vrasjen e një polici në Kolumbi. Sipas policisë, ai ishte arrestuar në Madrid, derisa po planifikonte rrugë të reja të shpërndarjes së drogës në Spanjë.34 vjeçari, iku nga burgu në Kolumbi në vitin 2009 dhe u plagos në një bastisje të policisë në fillim të këtij viti. Atë kohë, ishin arrestuar gjashtë pjesëtarë të bandës dhe një kapiten policie ishte vrarë. Polica kolumbiane pastaj pretendonte se Gonzales, planifikonte komplot për vrasjen e më shumë policëve. Ai u arratis, së pari në Venezuelë, pastaj në Brazil, para se të fluturonte për në Madrid, nën emrin e rrejshëm.Banda Urabenos pjesë e të cilit ishte ai, u formua nga anëtarët e një grupi të vjetër paramilitarësh vitet e 80-ta për të ndihmuar guerilët e majtë gjatë luftës civile në Kolumbi.Gonzalez, i njohur si Visaje, akuzohet për shpërndarje të drogës, zhvatje dhe për urdhërimin e vrasjes së dy oficerëve të policisë. Autoritetet kolumbiane e lidhin këtë grup me të paktën 52 vrasje.