Dy të vrarë gjatë një feste në Houston

Dy persona janë vrarë dhe të paktën 22 kanë mbetur të plagosur kur një person ka qëlluar me armë në një shtëpi të madhe gjatë një feste në rrethinën e Houston, derisa të pranishmit kanë ikur në panik, thanë autoritetet.

Të shtënat shpërthyen në natën e vonshme të së shtunës në një festë me më shumë se 100 persona, shumica e të cilëve ishin të rinj.

Policia njoftoj se të vrarë janë një burrë dhe një grua, derisa ende nuk dihen motivet dhe përgjegjësit për të shtënat.