Spiunazhi industrial

Përpjekjet për vjedhjen e sekreteve tregëtare nga kompanitë amerikane vazhdojnë me një ritëm të lartë dhe po vënë në shënjestër objektiva të reja, pavarësisht nga përpjekjet për të frenuar një spinuazh të tillë industrial.Vjedhja e sekreteve tregëtare dëmton ekonominë pasi shkurajon investimet për punën kërkimore që janë kritike për rritjen ekonomike. Disa element të rinj janë përfshirë në këtë aktivitet dhe goditjet e tyre kanë vënë në shënjestër shumë biznese që nga ato të teknologjisë së lartë e deri tek ato të modës.Teknologjia e prodhimit të një avioni luftarak është një objektiv i kuptueshëm i spiunazhit, por ekspertët thonë tani se spiunazhi industrial po vë në shënjestër edhe stilistët e famshëm dhe prodhuesit e lojrave të fëmijëvë, prodhuesit e objekteve të çelikut, kompanitë e ushqimit dhe pijeve, fushën e studimeve për energji të pastër dhe prodhuesit e turbinave me erë.  Spiunazhi tregëtar po kërkon gjithashtu informacion për praktikat menaxhuese që përdoren nga bizneset e suksesshme.Ekspertja e sigurisë për korporatën Mandient, Laura Galante thotë se një numër kompanish në rritje mendojnë se shkeljet e sigurisë po bëhen të pashmangshme.“2013 ishte një pikë kthese për kërcënimet kibernetike dhe industrinë tonë, atë të sigurisë kibernetike, sepse kaq shumë lloje të reja kompanish ishin të interesuara të kuptonin se nga do të vinte rreziku i ardhshëm”.Ajo thekson se disa lojtarë të rinj kanë goditur kompani perëndimore mediash dhe banka. Sulmet kibernetike ndaj objektivave ekonomikë mesa duket kanë si synim të çojnë përpara interesat politike të forcave në Siri dhe Iran.Një ish-prokuror federal, që ka drejtuar shumë çështje kundër spiunazhit industrial dhe ekonomik në sallat e gjyqit, thekson se Kina po bën përpjekjet më të shumta për të vjedhur sekrete të kompanive. Por Peter Toren i firmës juridike Weisbrod Matteis & Copley thotë se shumë vende janë aktive në këtë drejtim.“Mendoj se të gjitha vendet e Evropës Perëndimore e bëjnë një gjë të tillë, ashtu si edhe Rusia dhe Izraeli”.Ekspertët thonë se kompanitë mund të shpenzojnë miliona dollarë dhe vite të tëra pune për të krijuar një program më të mirë kompjuterik, një produkt më të lehtë ose më të fortë çelik. Nëse një kompani tjetër i vjedh këto studime, atëherë ajo është në gjendje të krijojë një produkt konkurrues, me një kosto shumë më të ulët dhe të fitojë kështu një avantazh në treg.