Flaka Olimpike shkon në hapësirë

Një raketë e cila mbante flakën e Lojërave Olimpike Dimërore, që zhvillohen në Soshi të Rusisë vitin e ardhshëm, mbërriti në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Nisma synon të reklamojë këtë aktivitet të rëndësishëm për shtetin rus.Të shtunën, dy kozmonautë rusë kanë kryer një ecje historike në hapësirë me flakën olimpike, duke i treguar botës se deri ku ka arritur teknologjia hapsinore ruse.Pamjet në Televizionin shtetëror rus e tregonin astronautin Oleg Kotov, duke mbajtur flakën olimpike të fikur në dorën e tij të djathtë, ndërsa kolegu i tij, Sergei Rayzansky, e xhironte këtë zhvillim historik duke përdorur një kamera me teknikë të lartë.Flaka u transportua me sondën Soyuz dhe ekuipazhin prej tre personave në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, të enjten, pasi ishin lancuar nga baza në Bajkonur të Kazakistanit. Për shkaqe sigurie, flaka nuk është ndezur gjatë kohës që ishte në hapësirë.Flaka e Lojërave Olimpike Dimërore pritet të kthehet në Tokë, ditën e hënë, për ta vazhduar marshin e gjatë 65 mijë kilometra, e që përfundon me fillimin e Olimpiadës Dimërore, më 7 shkurt 2014, në Soçi të Rusisë.