Poliomieliti, OKB: Do vaksinohen mbi 20 milionë fëmijë

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë dekaruar se më se 20 milionë fëmijë në Siri dhe vendet fqinje, do të vaksinohen kundër poliomielitit, në kuadër të përpjekjeve për ta ndalur përhapjen e kësaj sëmundjeje tejet të rrezikshme ngjitëse, pasi ajo është paraqitur pas 14 vitesh.Organizata Borëtore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se vaksinimi kundër poliomielitit, që me të shpejtë mund të përhapet në mesin e fëmijëve, tashmë ka filluar në Lindjen e Mesme, një javë pasi në gjithë rajonin është shpallur gjendje emergjente lidhur me këtë sëmundje.OBSH-ja ka konfirmuar 10 raste të poliomielitit në pjesën verilindore të Sirisë, ku lufta civile po zgjatë për më tepër se dy vjet.Sëmundja përhapet me anë të ushqimit dhe ujit të kontaminuar.