Norvegji, merret peng një autobuz, 3 viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2013, 07:18
Pengmarrja e një autobusi nga një burrë i armatosur në Norvegji dhe vrasja e tre pasagjerëve ka shokuar të gjithë vendin.Viktimat janë një grua dhe dy burra, përfshirë drejtuesin e mjetit.Agresori, i moshës rreth 50 vjeç, një shtetas i huaj tashmë është arrestuar nga policia.Fillimisht, agresorin e bllokuan skuadrat e zjarrfikësve të mbërritura në vendngjarje, pas njoftimeve të para për një aksident rrugor.Motivi i sulmit është ende i panjohur, por policia thotë se nuk ka të dhëna që të lënë të kuptohet se 50-vjeçari i njihte viktimat e tij.