Sulmohet autobusi në Norvegji, tre të vdekur

Tre persona raportohen të vrarë, pas një sulmi në perëndim të Norvegjisë.Policia ka ndaluar një person për sulmin e së hënës.Oficeri i policisë, Lasse Foerde Refsnes, i ka thënë televizionit TV2 Nyhetskanalen, se i dyshuari është me origjinë të huaj rreth të 50-tave.Sulmuesi ishte i armatosur me thikë dhe tentoi të merrte peng një autobus afër qytetit Ardal.Ai u kap nga zjarrfikësit, të cilët ishin thirrur në vendin e ngjarjes me besimin se kishte të bënte me një aksident rrugor.