Itali, shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar për trafikimin e fëmijëve

Autoritetet italiane njoftojnë se kanë shpërbërë një rrjet rrjeti ndërkombëtar për trafikimin e fëmijëve me qendër në Itali.Nga operacioni në fjalë forcat policore kanë identifikuar dhe arrestuar 4 anëtarë të rrjetit trafikant 3 shtetas italainë dhe një ukrainase, përkatësisht Luigi Cannistraro, Antonio Barazza, Sebastiano Calabrese dhe Larisa Moskalenko një ish kampione e lundrimit me vela nga Ukraina, e cila mendohet se siguronte varkat me të cilat transportoheshin fëmijët.Pika e rrëmbimit të fëmijëve ishte Afrika e Veriut, ndërsa destinacioni kontineti Evropë. Mendohet se aktiviteti i parë i rrjetit ka të bëjë me rrëmbimin e një fëmije në tetor të vitit të kaluar në Tunizi, i cili është dërguar në Norvegji pasi ka kaluar kufirin siçilian, operacion në të cilin kanë gisht edhe 2 norvegjezë dhe një suedez.Policia italiane pas përgjimeve të telefonit të urkainases Moskalenko ka anulluar një rrëmbim fëmije i planifikuar për në muajin nëntor dhe mendohet se organizata kishte planifikuar operacione të tjera në Qipro, Libi dhe Egjipt.Të arrestuarit pritet të përballen me akuzat për rrëmbim dhe trafikim të qenieve njerëzore.