Rusia punëson Snowden, pas azilit, punësim në një website on-line
Ish-agjenti i Inteligjencës amerikane Edward Snowden do të fillojë punë në një faqe interneti në Rusi. Lajmi u bë i ditur nga vetë avokati i Snowden, Anatoly Kucherena, i cili nuk dha informacione të mëtejshme se për kë do të punojë Snowden, por u shpreh se ai do të punonte në një nga websaitet më të mëdha të vendit.Avokati rus shtoi se ish-agjenti kishte filluar të mësonte gjuhën ruse dhe se Rusia është vendi ideal ku Snowden mund të jetojë për momentin.30-vjeçari Snowden, është amerikani që publikoi fakte mbi operacionin e përgjimeve të SHBA-ve në mbarë botën. Snowden pas shpalljes person “nongrata” në Amerikë, ku rrezikon edhe burgun kërkoi azil politik në disa vende të botës, ku në gusht të këtij viti Rusia pranoi kërkesën e Snoëden për azil.Harta e skandalit amerikan të përgjimeve që po zgjerohet çdo ditë e më shumë përfshin përgjimin e telefonave personalë të liderëve të lartë dhe miliona qytetarëve evropianë.