BE ofron 85 milionë euro për Sirinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2013, 15:03
Komisioni Evropian ka thënë se do të ofrojë 85 milionë euro ndihma humanitare për civilët në Siri.Rreth gjysma e parave do të shkojnë për programe të shëndetësisë dhe edukimit, ndërsa të tjerat për 500,000 refugjatët sirianë, që ndodhen në Jordani, raporton AFP.Bashkimi Evropian është zotuar në muajin qershor se do të ofrojë 400 milionë euro ndihma për Sirinë, me gjithë problemet me borxhet që kanë disa vende anëtare të bllokut.