Vriten 2 liderë të al-Shabab

2 komandantë të lartë të grupit militant islamik al-Shabab raportohet jenë qëlluar për vdekje kur ata u goditen nga një sulm ajror, duke hedhur në erë makinën me të cilën udhëtonin.Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e qyteteve Jilib dhe Baware në jug të Somalisë. Ndërsa pas sulmit komandot amerikane u përpoqën të hynin në qytetin Baware, një rajon i kontrolluar nga al-Shabab, në përpjekje për të kapur komandantin e grupit, Abdukadir Mohamed Abdukadir, por kanë hasur në rezistencë të madhe.Al-Shabab është dega më e fuqishme e al-Kaedës në Afrikën e Lindjes, sulmi i së cilës në një qendër tregëtare në Nairobi të Kenias në muajin shtator la të vdekur 67 persona.