Skandali me përgjimet, Spanja thërret Ambasadorin amerikan
Spanja ka thirrur ambasadorin amerikan James Costos për të paraqitur akuzat se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar më shumë se 60 milionë telefonata të qytetarëve spanjollë në një muaj të vetëm.Të dy gazetat spanjolle, El Mundo dhe El Pais, njoftuan sot se programi klandestin i Agjencisë Amerikanë për Sigurinë Kombëtare ka monitoruar thirrjet që nga 10 dhjetori i vitit të kaluar deri më 8 janar të këtij viti. Njoftimet bëjnë të ditura se Shtetet e Bashkuara grumbulluan numrat e telefonatave dhe kohëzgjatjen e tyre por jo përmbajtjen.El Mundo thotë se përgjimi përfshinte gjithashtu ndërhyrje në informacione personale përmes emailit dhe rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter.Njoftimet bazoheshin në disa nga dokumentat e bëra publike nga ish kontraktori amerikan i sigurisë kombëtare Edward Snowden, i cili jeton tani në Rusi. Gjatë ditëve të fundit media evropiane ka njoftuar spiunime të ngjashme të Shteteve të Bashkuara ndaj Francës dhe kancelares gjermane Angela Merkel së bashku me 34 udhëheqës të tjerë botërorë. .Udhëheqësit evropianë, mes tyre aleatë të ngjushtë të Shteteve të Bashkuara, kanë denoncuar përgjimet.