Mot i keq në Britani e Francë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2013, 11:18
Një person ka vdekur, ndërsa shumë shtëpi janë dëmtuar pas një nate me stuhi të fuqishme në jug të Britanisë së Madhe.
Sipas mediave britanike, viktima është një vajzë 17 vjeçare, e cila gjeti vdekjen pas rënies së një peme mbi shtëpinë ku ajo jetonte.
Në Britani, gjendje emergjente ka mbretëruar edhe në transportin ajror.
Aeroporti më i madh në vend, Heathrow, ka anuluar rreth 130 fluturime, ndërsa shumë nga linjat e trenit kanë qenë jashtë funksionit.
Moti i keq ka përfshirë edhe Francën, ku raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike.