Ndërron jetë ish-kryeministri polak Mazowiecki

Ndërron jetë kryeministri i parë polak i periudhës së pas komunizmit Tadeusz Mazowiecki.Mediat në Poloni njoftojnë se ai ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare.Mazowiecki ishte një nga liderët e lëvizjes për demokraci, dhe u bë kryeministër në vitin 1989.Mazowiecki konsiderohet një nga figurat kryesore të tranzicionit demokratik në këtë vend.Ai ishte lideri i parë jo komunist në Evropën qëndrore dhe atë lindore, pas dyzetë vjetësh komunizëm.Ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski i ka thënë radios publike polake se Mazowiecki ishte një nga “baballarët e lirisë dhe pavarësisë së Polonisë”.