Skandali i përgjimeve, takim mes shefave të inteligjencës Gjermani-SHBA

Gjermania ka vendosur që të dërgojë në SHBA një grup zyrtarësh të lartë të inteligjencës gjermane të cilët do të hedhin dritë mbi rastin e përgjimit të telefonit personal te kancelares, gjermane Angela Merkel.Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Georg Streiter, nuk saktësoi se kur do të zhvillohet ky takim kur u shpreh:"Për momentin nuk mund t'ju them sesi dhe kur zyrtarët e lartë të inteligjencës gjermane do të udhëtojnë për në SHBA".Isa Monaco, këshilltarja e Obamës për Sigurinë Kombëtare dhe Antiterrorizmin, tha përmes një artikulli të publikuar në "USA Today" se Presidenti ka urdhëruar rishikimin e programeve të survejimit "duke përfshirë respektimin ndaj partnerëve tanë të huaj. Ne duam të sigurojmë se i kemi mbledhur këto informacione, sepse na nevojiten, dhe jo thjesht sepse ne mundemi".Mendohet se përfaqësuesit gjermanë të Inteligjencës së brendshme dhe asaj të jashtme do të mbajnë bisedime me Shtëpinë e Bardhë dhe Agjensinë kombëtare të Sigurisë.Pas daljes në dritë të skandalit të spiunimit, Gjermania dhe Franca, të prekura nga vala e përgjimeve janë të mendimit se SHBA-të duhet të nënshkruajnë një marrveshje kundër përgjimit.Sipas dokumenteve të publikuara nga ish agjenti Edward Snowden në gazetat më të njohura evropiane, SHBA-të kanë përgjuar dhe mbikqyrur telefonatat e liderëve politikë dhe qytetarëve evropianë në Francë, Gjermani, Itali e së fundmi edhe në Spanjë.