Raporti mbi barazinë gjinore në Botë
Diferenca mes meshkujve dhe femrave është ngushtuar edhe më tej në shumicën e vendeve sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror (WEF).Islanda, Finlanda dhe Norvegjia kryesojnë renditjen ku janë përfshirë 136 shtete, një klasifikim që bazohet në pjesëmarrjen politike, barazinë ekonomike dhe respektimin e të drejtave. Në secilën nga renditjet, Shqipëria gjendet në vendet e ulëta të renditjes.Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut janë rajonet e vetme që nuk kanë pasur asnjë përmirësim nga viti i kaluar, me Jemenin në fund të renditjes.WEF ka publikuar një raport të tillë në 8 vitet e fundit dhe në 5 vitet e fundit ka qenë Islanda në krye të vendeve me barazinë gjinore më të theksuar.Themeluesja e këtij raporti dhe bashkëautore e tij, Saadia Zahidi, tha për BBC se që nga përpilimi i kësaj renditjeje, 80% e vendeve kanë pasur përparim në respektimin e të drejtave të femrave, por shqetësues është fakti që 20% e vendeve kanë mbetur në vend-numëro.