Zbulohen detaje të reja për sulmuesen në Volgograd

Hetuesit rusë ka deklaruar se gruaja që ka shpërthyer eksplozivin në një autobus në Volgograd, mund të ketë pasur si qëllim për të sulmuar një qendër tregtare në qytet.Zëdhënësi i Komitetit Hetues, Vladimir Markin, ka thënë se sulmuesja, e identifikuar si Naida Asiyalova nga Dagestani, ka qenë në qendrën tregtare Akvarel për disa minuta, por se “atje ka pasur pak njerëz” dhe ka shkuar në autobus, ku edhe ka shpërthyer eksplozivët.Në këtë sulm, që ka ndodhur javën e kaluar, kanë humbur jetën gjashtë persona dhe janë plagosur mbi 50 të tjerë.Markin po ashtu ka thënë se Asiyalova, siç duket, ka vepruar e vetme.Burri i saj, një militant i kërkuar, besohet të jetë në Dagestan.