Përfundon samiti i BE-së në Bruksel
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë përfunduar samitin në Bruksel, të dominuar nga shqetësimet e shteteve anëtare për spiunimin e Shteteve të Bashkuara.Të 28 udhëheqësit e bllokut kanë lëshuar një deklaratë, duke paralajmëruar se mungesa e besimit mund të dëmtojë luftën kundër terrorizmit, duke paragjykuar bashkëpunimin në mbledhjen e informacioneve të inteligjencës.Deklarata vjen në kohën kur Franca dhe Gjermania kërkojnë bisedime me Uashingtonin, për rregulla të reja të spiunazhit.E gjithë kjo pason zbulimin se agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara kanë përgjuar telefonin e kancelares gjermane, Angela Merkel, si dhe miliona telefonata të francezëve.Samiti dyditor në Bruksel ka prekur edhe çështjen e emigrimit të paligjshëm.