Gjermania-Brazili, projekt-rezolutë për përgjimet amerikane

Gjermania dhe Brazili thonë se po punojnë për një projekt-rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të garantonte privacinë në komunikimeve elektronike.Diplomatët e OKB-së të angazhuar me këto përpjekje thanë se diplomatët gjermanë dhe brazilianë u takuan me homologë nga Evropa dhe Amerika Latine për të diskutuar projekt-rezolutën.Ky veprim pason një sërë njoftimesh për përgjime të mundshme të udhëheqësve të huaj dhe personave të tjerë nga Shtetet e Bashkuara, që ka befasuar dhe zemëruar aleatët.Projekt-rezoluta bën thirrje për përfshirjen në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, të aktiviteteve në internet, por nuk përmend Shtetet e Bashkuara.Gjermania ka shprehur indinjatën për përgjimin e celularit të kancelares Angela Merkel. Presidentja braziliane Dima Rousseff anuloi një vizitë në Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar pas njoftimeve se Agjencia e Sigurisë Kombëtare kishte përgjuar komunikimet e zyrës së saj.Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk do të ishte detyruese, por konsiderohet si një shprehje tjetër e indinjatës së përgjimeve amerikane.