Çeki, zhvillohen zgjedhjet parlamentare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2013, 09:25
Në Republikën Çeke, sot dhe nesër, zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Votimet zhvillohen pas rënies në muajin qershor të qeverisë së qendrës së djathtë, e kryeministrit Petr Necas, për shkak të akuzave për korrupsion.Sondazhet sugjerojnë se social-demokratët, të udhëhequr nga Bohuslav Sobotka, do të fitojnë shumicën e vendeve në parlament.Po sipas sondazheve, ata do të kenë nevojë për një partner koalicioni.Vetë social-demokratët kanë thënë se mund të jenë të hapur për një qeveri të mbështetur nga Partia Komuniste, e cila pritet të dalë e dyta.Komunistët nuk kanë qenë në pushtet që kur janë përmbysur nga Revolucioni i Kadifenjtë më 1989.