BE: Rregulla të reja për përgjimin
Bashkimi Evropian ka deklaruar se Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Uashingtonit që të jetë dakord për rregulla të reja të përgjimit, pas zbulimeve se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar telefonin e kancelares gjermane, Angela Merkel.Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman van Rompuy, ka thënë se udhëheqësit “kanë marrë parasysh planet e Francës dhe të Gjermanisë për të kërkuar bisedime dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, me qëllim të gjetjes së një mirëkuptimi në këtë fushë, para fundit të vitit”.Në një deklaratë të veçantë, udhëheqësit e BE-së kanë paralajmëruar se dyshimet për spiunim mund të “paragjykojnë” luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.Gazeta britanike “Guardian” ka zbuluar sot se Uashingtoni ka përgjuar bisedat telefonike të 35 liderëve botërorë.