Siri, përgënjeshtrohet raporti për vrasjen e liderit xhihadist
Televizioni shtetëror sirian njoftoi dje se udhëheqësi i një grupi të fuqishëm kryengritësish i lidhur me al-Kaidën, është vrarë në Sirinë perëndimore, një pretendim që nëse konfirmohet do të ishte një humbje e madhe për kryengritësit që po përpiqen të përmbysin Presidentin Bashar al Assad.Por menjëherë pas këtij lajmi, filluan të shfaqen njoftime kontradiktore. Televizioni shtetëror nuk dha detaje përveç njoftimit se kreu i Jabhat al-Nusrës, Abu Mohammad al-Golani, u vra në provincën bregdetare të Latakias.Po dje në mbrëmje, e hoqi lajmin nga faqja e internetit pa shpjegime. Po ashtu u shfaqën njoftime të tjera që mohonin vdekjen e al-Golanit.Ndërkohë pjesëtarë të Frontit al-Nasra, i ndërlidhur me al-Kaidën, e kanë përgënjeshtruar raportin e televizionit të Sirisë, që udhëhiqet nga shteti, sipas të cilit lideri i këtij grupi xhihadist, Abu Mohammed al-Jaëlan, është vrarë. Anëtarët e Frontit al-Nusra, thonë se lideri i tyre është gjallë dhe shëndosh.Grupi ekstremist i njohur edhe si Fronti Nusra, është në listën e Departamentit të Shtetit të organizatave terroriste. Ky grup është shfaqur si një ndër më efektivët mes grupeve kryengritëse që po luftojnë kundër Presidentit sirian Bashar al-Assad. Departamenti amerikan i shtetit zyrtarisht këtë grup e ka futur në listën e organizatave terroriste.