Kerry: Të mos përsëritet kriza e buxhetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2013, 09:00
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka paralajmëruar ligjvënësit amerikanë se nuk duhet të përsëritet më bllokimi i buxhetit në Kongres siç ndodhi javët e fundit pasi rrezikon të shkatërrojë besimin e botës në fuqinë amerikane.Ai ka thënë se mbyllja e pjesshme e Qeverisë amerikane dhe shmangia në minutë të fundit të rrezikut për mospagim të borxheve, kanë hyrë në llogaritjet e liderve se sa mund të varen në Uashingtonin.Kerry i ka bërë këto komente në Qendrën për Progresin Amerikan, me seli në Uashington.Ligjvënësit amerikanë kanë miratuar një buxhet që financon qeverinë vetëm deri më 15 janar dhe lejon Departamentin e Thesarit të paguajë faturat e tij deri më 7 shkurt.