Khodorkovsky, shënon dhjetë vjet në burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2013, 19:45
Mikhail Khodorkovsky, dikur njeriu më i pasur i Rusisë ka shënuar dhjetë vjet qëndrim në burg, që nga koha kur u arrestua.Ai ishte arrestuar më 25 tetor të vitit 2003.Khodorkovsky ishte dënuar për evazion fiskal me tetë vjet burgim.Në vitin 2012 atij iu shqiptua një masë e re dënimi, për vjedhje të vetë kompanisë së tij të naftës Yukos.Ai pritet të lirohet në gusht të vitit 2014.Në një komunikatë të lëshuar sot, Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ritheksuar shqetësimet e veta në lidhje me persekutimet selektive dhe hetimet e motivuara politikisht në rastin Khodorkovsky.