Itali, shpëtohen 150 emigrantë në jug

Një varkë e gjatë 15 metra me rreth 150 emigrantë në bord është shpëtuar nga roja bregdetare italiane rreth 7 milje në jug të ishullit të Lampeduzës.Lajmin e bën të ditur agjencia “ANSA”, sipas të cilës emigrantët janë transferuar me mjetet lundruese ushtarake italiane për në ishullin që ndodhet në ekstremin jugor të çizmes.Burimi njofton më tej se në zonën në fjalë kushtet meteorologjike nuk kanë qenë të mira dhe peshkarexha ndodhej në vështirësi, derisa u vu re nga Guardia di Finanza, që njoftoi Rojën Bregdetare.Ndër ngjarjet më të rënda të këtij lloji ishte mbytja e rreth 330 klandestinëve që po përpiqeshin të arrinin Italinë, për t’u shpëtuar konflikteve luftarake në vendet e tyre.Ngjarja solli reagimin e kryeministrit të Maltës, Joseph Muscat i cili deklaroi se ujërat evropiane pranë Afrikës po kthehen në një varrezë, si dhe atë të komisioneres evropiane për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom.