Obama, thirrje Kongresit për miratimin e reformës së imigracionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2013, 22:04
Presidenti amerikan Barack Obama po i kërkon Kongresit që të miratojë një reformë të vonuar të emigracionit, deri në fund të këtij viti.Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë sot, Presidenti Obama tha se sistemi aktual i emigracionit është jofunksional dhe duhet të rregullohet.Zoti Obama, duke cituar ekonomistë të pavarur, tha se nëse një reformë dypalëshe emigracioni e miratuar nga Senati kthehet në ligj, ekonomia amerikane do të rritet me 1,4 trilion dollarë më shumë gjatë dy dekadave të ardhshme, sesa po të mos miratohet.Shtëpia e Bardhë e mbështet projekt-ligjin e senatit që përfshin miliarda dollarë për sigurinë e kufirit dhe një proces 13 vjeçar drejt shtetësisë për emigrantët pa dokumenta në Shtetet e Bashkuara.