Avionët pa pilotë, Gilani mohon ekzistencën e marrëveshjes me SHBA
Mediat amerikane thonë se kanë zbuluar dokumente sekrete të Qeverisë së Pakistanit dhe të Shteteve të Bashkuara, të cilat tregojnë se Islamabadi ka miratuar me vite sulmet e telekomanduara të CIA-s në zonat fisnore të vendit.Gazeta “Washington Post” raporton se dokumentet që ka siguruar ajo, tregojnë për ekzistencën e një marrëveshjeje të fshehtë midis dy qeverive, për periudhën 2007-2011.Këto dokumente përfshijnë materiale dhe fotografi të lokacioneve, para dhe pas sulmeve, e të cilat ishin përgatitur në mënyrë speciale për t’i informuar zyrtarët pakistanezë.Ish-kryeministri i Pakistanit, Yousuf Raza Gilani, ka mohuar të japë ndonjë shpjegim për sulmet e telekomanduara.Komente nuk ka as nga Qeveria aktuale e Pakistanit, as nga ajo e SHBA-së.