Përgjimet dhe emigrimi, dominojnë samitin e BE-së

Në Bruksel është hapur një samit i Bashkimit Evropian me gjithë tensionet që kanë shkaktuar dyshimet se shërbimet e inteligjencës amerikane kanë përgjuar telefonin e kancelares gjermane, Angela Merkel.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka refuzuar të komentojë çështjen, edhe pse një ditë më parë ka thënë se Uashingtoni nuk i ka përgjuar telefonatat e Merkelit dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë as në të ardhmen.Merkel, me të arritur në Bruksel, ka thënë se midis BE-së dhe SHBA-së duhet të rivendoset besimi.Edhe presidenti francez Fracois Hollande po bën presion që përgjimet të jenë temë kyçe, pasi u raportua se ishin përgjuar rreth 70 mijë telefonata të francezëve.Në samit, udhëheqësit evropianë pritet të marrin hapa drejt konsolidimit të ekonomisë së brishtë të Evropës, si dhe të fokusohen tek imigrantët e paligjshëm nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme.