Mother Jones: Hetime mbi një agjent rus

FBI-ja po heton zërat se kreu i një programi për shkëmbime kulturore të qeverisë ruse me seli në Uashington është agjent sekret.Një artikull në revistën Mother Jones thotë se Yury Zaytsev i Qendrës Ruse për Shkencën dhe Kulturën është përpjekur të shfrytëzojë amerikanët që vizitojnë Moskën për grumbullimin e informacioneve sekrete.FBI-ja nuk ka bërë komente për hetimet që po zhvillohen.Por një zëdhënës i ambasadës ruse në Uashington i hodhi poshtë akuzat. Ai tha për gazetën The Washington Post se akuzat të kujtojnë Luftën e Ftohtë dhe synojnë të shtrembërojnë dhe njollosin emrin e qendrës kulturore.