Jessie J tregon pjesët intime
Jessie J është një ndër këngëtaret që dallohet për këngët e saj hite por jo vetëm. Ajo gjithashtu është një ikonë e modës e cila preferon të mos paraqitet në asnjë klip ose koncert me të njëjtin look, prerje apo ngjyrë flokësh.
Jessie ka bërë ndryshime drastike në paraqitjen e saj dhe këtë e nisi pasi preu të gjitha flokët dhe më pas me ndryshimin e ngjyrave të tyre tek të cilat mund të rendisim të verdha, blu, vjollcë e shumë të tjera.Krahas këtyre, britanikja është cilësuar shpesh dhe si një ndër këngëtaret më të mira për vokalin e saj, dhe vlerësimin më të madh e mori kur ju bë një ftesë për të qenë anëtare e jurisë së “The Voice”, një konkurs ky ku vendimet gjithnjë përpiqej t`i merrte të drejta.Por tashmë Jessie ka vërtetuar se është një person i cili preferon që ndryshe nga shumë koleg të saj të cilët mund të konsumojnë lëndë narkotike përpara një koncerti për të qenë të qetë, ajo dëshiron thjeshtë të kërcejë në prapaskenë dhe të bëhet gati të çlirojë të gjitha energjitë përpara adhuruesve të saj, që kanë ardhur enkas për ta parë më nga afër.Krijuesja e hiteve “Wild” dhe “Its My Party” ka postuar disa fotografi dhe video ku shfaqet duke kërcyer një shumëllojshmëri këngësh, ndër të cilat është dhe ajo e Michael Jackson, “Beat It”.25-vjeçarja është shfaqur më e shfrenuar dhe më e buzëqeshur se kurrë. Dhe pas koncertit në Birmingam ku bëri disa performanca të shkëlqyera, ajo ka falenderuar të gjithë fansat që janë duke bërë të mundur zhvillimin e turit të koncerteve UK- wide.
