Siri, lirohen pilotët turq e pengjet libaneze
Nëntë pelegrinë shiitë libanezë të marrë peng prej kryengritësve sirianë në Maj 2012 mbërritën të dielën në Bejrut, një ditë pasi u lanë të lirë.Nëntë libanezët kanë qenë duke udhëtuar përmes Sirisë në një pelegrinazh fetar në Iran, në maj të vitit 2012, kur edhe janë rrëmbyer.Rebelët sirianë i kanë akuzuar ata për lidhje me milicinë shiite të Hezbollahut, e cila mbështet regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.Gjithashtu, u liruan edhe dy pilotët turq, të mbajtur peng në Liban nga grupime pranë rebelëve sirianë.Ata u pritën në Stamboll nga kryeministri Recep Tayyip Erdogan, i cili i dha mirëseardhjen pilotëve të “Turkish Airlines”, të rrëmbyer më parë gjatë vitit rrugës për në aeroportin e Bejrutit.Lirimi i 11 pengjeve u mundësua nga ndërmjetësimi i Turqisë, Katarit dhe Autoritetit Palestinez, që i kërkuan presidentit Bashar al-Assad lirimin e disa të burgosurave femra nga burgjet siriane.Nuk është ende e qartë nëse Damasku e ka përmbushur këtë pjesë të marrëveshjes.