Siri, të paktën 16 ushtarë të vrarë

Aktivistët sirianë kanë deklaruar se të paktën 16 ushtarë kanë humbur jetën nga shpërthimi i një makine me eksploviz pranë Damaskut.Mediat shtetërore kanë konfirmuar shpërthimin e fuqishëm në lagjen Jaramana dhe kanë thënë se nga shpërthimi ka viktima. Të njëjtat kanë fajësuar “terroristët” për sulmin.Jaramana, një zonë e banuar kryesisht me të krishterë, është në masë të madhe besnike ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad.Aktivistët thonë se rebelët e Al-Nusrës, grup i lidhur me Al-Kaidën, kanë kryer sulmin.