Aliyev bën betimin për mandatin e tretë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2013, 14:55
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka bërë betimin duke marrë mandatin e tretë në krye të qeverisë.Ceremonia e sotme është zhvilluar në parlamentin e vendit.Sipas rezultateve zyrtare, Aliyev është zgjedhur me afro 85 për qind të votave në zgjedhjet e 8 tetorit.Ndërkaq, kandidati i opozitës së bashkuar, Camil Hasanli, ka fituar rreth 5 për qind.Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se në votime ka pasur shkelje të mëdha.Aliyev mban pushtetin që në vitin 2003, kur edhe ka pasuar babain e tij, Heydar Aliyev.