Snowden: Rusia dhe Kina nuk kanë marrë dokumente sekrete
Ish-kontraktori amerikan, Edward Snowden, ka deklaruar se Rusia dhe Kina nuk kanë marrë asnjë dokument sekret, që ai i kishte marrë nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Shteteve të Bashkuara.Në një intervistë të re për të përditshmen New York Times, Snowden tha se ai ua ka dhënë të gjitha dokumentet gazetarëve, që i kishte takuar në Hong-Kong, para se të fluturonte për në Moskë.Snowden, gjithashtu, ka thënë se ai ishte në gjendje t’i fshehte dokumentet nga spiunët kinezë, pasi ai ishte i specializuar për këtë.Sipas tij, “gjasat janë zero”, që Rusia ose Kina të kenë qasje në dokumentet sekrete të Shteteve të Bashkuara, që ai i kishte marrë.Snowden ishte burim i zbulimit se qeveria e Shteteve të Bashkuara grumbullon një numër të madh të regjistrimeve telefonike dhe në Internet, në gjithë botën.Rusia i ka dhënë Snowdenit azil të pëkohshëm për një vit.Autoritetet amerikane e akuzojnë Edward Snowdenin për spiunim.